Gjykata Themelore në Gjakovë ka shqiptuar dënimin prej dy vjet e nëntë muaj burgim efektiv për të akuzuarin A.G, shtetas i Republikës së Shqipërisë, për një seri të vjedhjeve të rënda të kryera në objekte fetare në rajonin e Gjakovës.
I akuzuari u shpall fajtor për tri vepra penale të vjedhjes së rëndë.
Me datën 28 dhjetor 2016 në fshatin Duznje të Gjakovës, është futur me forcë në objektin fetar tyrbja e “Babës Danë” dhe ka marrë një sasi të parave të cilat janë tubuar nga besimtarët (nezrat).
I njëjti prap me datën 15 shtator 2018 në orët e vona pas mesnate është futur me forcë në tyrben e “Shejh Rama” dhe tyrben së “Babës Danë”.
Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.







