Dy vjet burgim për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit H.H.

I akuzuari H.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve për veprën penale Dhunë në familje nga neni 248 paragrafi1 të KPRK-së.

“Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1 nëpar.1.1 e 1.2 pika 1.2.3 të KPP kundër të akuzuarit të akuzuarit H.H, për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës penale nga i pandehuri, sepse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se po të gjendet i akuzuari në liri, mund të përsërisë veprat e njëjta apo të ngjashme penale”.

“Duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat e në të cilat është kryer vepra penale, caktimi i paraburgimit është më se i nevojshëm për evitimin e
rrezikut të përsëritjes së veprës penale, prandaj, gjykata vlerëson se këto rrethana paraqesin shkaqe ligjore tẽ parapara me nenin 367 par.1 pika 1.1 e lidhur me nenin 187 par. 1 nën par 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së, për caktimin e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit” thuhet në komunikatë.

I akuzuari ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.