Dy vite pa të, Arta Bajrami e kujton me mall babanë e ndjerë

Arta Bajrami e kujton babanë e ndjerë në përvjetorin e vdekjes së tij.

Arta Bajrami përmes një postimi në Instagram, e kujtoi babanë e saj të ndjerë.

Ajo publikoi një fotografi të tij, ndërsa shkroi “2 vite pa dy babi”, teksa ia shoqëroi postimit edhe një figurë me zemër të thyer.

Këngëtarja, po ashtu tregoi se në koncertet që ka mbajtur në vende të ndryshme, shumë persona i janë afruar dhe i kanë thënë se e kishin njohur babanë e saj.

Madje, Arta thotë se në udhëtimet që kishte për koncerte, shpeshherë shokët i dërgonin dhurata babait të saj.

“Ti je me mu gjithmonë në mendjen e zemrën time”, ka shtuar ndër të tjera ajo.

loading…