Dy vite pa Ergi Dinin, kështu lutet motra e tij para varrit të këngëtarit

Kanë kaluar dy vite që kur këngëtari Ergi Dini u nda nga jeta.

21 nëntori i vitit 2016, ditë e hënë, do mbetet gjithmonë në memorien e njerëzve më të dashur për të, pasi kjo datë shënoi një ndryshim të hidhur në jetën e tyre, shkruan Ballkani.info.

Ergi vdiq nga një aksident me motoçikletë dhe bashkë me të ishte edhe një mik i tij.
Padyshim që secila ditë që kalon, shton dhimbjen te familjarët e tij.

Në dy vjetorin e vdekjës, motra e tij, këngëtarja Barbana Dini ka vizituar varrin e Ergit, duke u lutur për shpirtin e tij.

“2 vite pa ty engjelli im!#ergidini 2 vite te “mbushura” me boshllek! Qofsh afer me ZOTIN!” janë fjalët e këngëtares në foton e hedhur në Instagram.

Një tjetër detaj që vërehet në foto është rregullimi i varrit me një kitare, duke treguar se sa i lidhur ishte ai me muzikën./Ballkani.info/

https://www.instagram.com/p/BqcdQiLnK-M/?utm_source=ig_web_copy_link