Dy aksidente trafiku- vetaksidente, kanë ndodhur mbrëmjën e sotme në Lipjan e Mitrovicë. Dy shoferët e automjeteve një burrë dhe një grua,  janë në gjendje të rëndë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha ka thënë për “Indeksonline”, se njëri nga vetaksidentet ka ndodhur rreth orës 21:15  në autostraden ”Arben Xhaferi” saktesisht në Babush-Lipjan në kilometrin e 11-të. Hoxha tha se në vendngjarje kanë dalë autoambulanca dhe zjarrfikësit dhe se hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit po vazhdojnë.

“Sipas informatave të para shoferja e automjetit ka marr lendime serioze. Në lokacionin e aksidentit kanë dale njësitet policore për kontrollë në autostrada, autoambulanca dhe zjarrfikësit. Hetimet lidhur me shkaktarët e këtij rasti po vazhdojnë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha po ashtu tha se vetaksidenti tjetër ka ndodhur 30 minuta më vonë dhe se shoferi gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“ Po ashtu vetëm 30 minuta më vonë nga ekipet policore në teren kemi pranuar edhe një informat tjetër se një vetaksident tjeter është shkaktuar edhe në rajonin e Mitrovicës jugu dhe nga ekipet e terenit raportohet që shoferi i automjetit poashtu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore , si pasojë e lendimeve të marra”, ka thënë Hoxha.

Foto ilustrim