Dy versionet e Adelinës për takimin e parë me bashkëshortin, cilës t’i besojmë?

Ajo është martuar me avokatin maqedonas Serjoza Markov.

Adelina Tahiri në dy emisione të ndryshme ka dhënë dy versione se si është njohur me bashkëshortin e saj, shkruan Ballkani.info.

Kur ishte te emisioni “Prive” ajo tha se me Serjoza u takua pasi e mori si avokat kundër lajmeve që u publikuan vite me parë që u raportua se disa persona në Shkup u vranë për shkak të saj.

Ndërsa, tek emisioni “Xing me Ermalin” këngëtarja tregoi se me burrin e saj u takua përmes një miku të tyre të përbashkët, që sipas këngëtares ka qenë një njeri i kërkuar ndërkombëtarisht për krime, por që i lirë ishte në Maqedoni.

Se cili version është i vërtetë, e di vet këngëtarja./Ballkani.info/

Nga minuta 04:30 mund ta dëgjoni deklaratën për njohjen e saj me Serjozan përmes rastit të lartë përmendur.

Kurse, te videoja më poshtë, që nga fillimi Adelina nis të rrëfëj se si u njoftua me bashkëshortin (version tjetër)

https://www.youtube.com/watch?v=UQMl0oW-RLo