Dy ushtarë të Malit të Zi i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi ka konfirmuar vendimin që dy pjestarë të ushtrisë së tyre do t’i bashkohen forcave të KFOR-it në Kosovë.
Dy pjestarë nga ushtria e Malit të Zi do t’i bashkohen misionit të KFOR-it në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi ka konfirmuar vendimin që dy pjestarë të ushtrisë së tyre do t’i bashkohen forcave të KFOR-it në Kosovë.

Ata për shërbimin e tyre në Kosovë do të paguhen 70 euro në ditë, raportojnë mediat malazeze, transmeton lajmi.net.

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boskoviq ka thënë se pas antarësimit në NATO, janë plotësuar kushtet për pjesëmarrjen e ushtarëve malazezë në misionet ndërkombëtare