Dy ushtarë të Kosovës betohen në Gjermani

Atasheu ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Berlin, kolonel Xhavit Sadrijaj, ka publikuar disa fotografi të betimit solemn të kadetëve te FSK-së në Qendrën Ushtarake për shkollimin e oficereve te Bundeswehrit.

“Sa krenari. Rrofsh Ushtria jonë, Rrofsh Kosova jonë. Shume fat ushtarak dhe suksese Albert Krasniqi dhe Valdrin Talla”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se në qendrat ushtarake gjermane deri më tash janë shkolluar e aftësuar dhjetëra kadetë kosovarë.

loading…