Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy persona kanë vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 560 testime, 89 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërsa janë shëruar 302 persona.

Numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 685.