Dy të vdekur në Selanik, burrë e grua u gjetën të prangosur në makinën e tyre që ra në det

Dy të vdekur janë nxjerrë nga zona detare e Nea Epivaton në Selanik, pasi ishin zhytur në ujë së bashku me makinën e tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të pasdites së sotme.

Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua, me identitete të panjohura deri tani.

Në vendngjarje janë thirrur persona të EMAK-ut si dhe zyrtarë të portit për nxjerrjen e tyre.

Në vendngjarje ka shkuar edhe një ekspert mjekësor.

Informacionet thonë se viktimat u gjetën të prangosur dhe kishin qëndruar në ujë përreth dy orë.

Në zonë ndodhen edhe forca të policisë greke të cilat po hetojnë shkaqet e rënies.

Hetimet paraprake janë ndërmarrë nga Autoriteti Qendror Portual i Selanikut. oranews