COVID-19

Dy të prekur me koronavirus janë në gjendje të rëndë

Dy nga 9 personat e prekur me koronavirus të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë në gjendje të rëndë.

Kështu njoftoi kjo klinikë përmes një postimi në Facebook.

“Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 26.05.2020, janë të hospitalizuar 10 raste.- Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 9 raste. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon: 5 raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë”, thuhet në raportin e Infektives.