Të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmë te rruga “Ahmet Krasniqi” në Dragodan.
Pas të shtënash një dy persona janë plagosur, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Të plagosurit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 06.10.2021 – 23:35. Është raportuar se për shkaqe ende të panjohura dy viktima meshkuj kosovarë ishin plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull i cili ndodhet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku janë gjete dhe sekuestruar disa gëzhoja të fishekëve. Dy të plagosurit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.







