Dy të panjohur tentojnë ta vrasin një person në Prishtinë

Një person ka raportuar në Polici se dy persona kanë tentuar ta vrasin duke qëlluar drejt tij me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Sipas viktimës, derisa ai ishte duke lëvizur me veturë, dy të dyshuarit i kanë bërë me shenjë të ndalet dhe më pas njëri nga ta ia ka ekspozuar armën.

Viktima ka tentuar të ikë dhe i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të tij duke e qëlluar në veturë me katër predha.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se viktima nuk ka lëndime vetëm janë vërejtur predhat në veturën e tij. Të dyshuarit nuk janë takuar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.”, thuhet në njoftimin e Policisë.