Dy të mitur në Vushtrri i vënë flakën flamurit të Kosovës dhe atij kuq e zi

Dy të mitur nga Vushtrria raportohet se i kanë hequr flamujt nga pullazi i shtëpisë së ankuesit, e më pas i kanë djegur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se flamujt kishin qenë të Kosovës dhe ai Kombëtar.

INFORMATË/Vushtrri 16.10.2022-18:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, nga pullazi i shtëpisë së tij i kanë hequr dy flamuj,  njëri Kombëtar dhe tjetri i R. së Kosovës, me ç’rast në një largësi prej 100m nga shtëpia e tij të njëjtit dyshohet se i kanë djegur flamujt”, thuhet në raportin e PK-së.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori./Ballkani.info