Dy të lënduarit në Ferizaj nisen për në Austri, Labi ka një mesazh pas aksionit që mori për ta

Labi falënderon të gjithë ata që ndihmuan në grumbullimin e parave për të lënduarit në Ferizaj.

Labinot Tahiri për tri ditë me radhë doli në sheshin e Ferizajt për të grumbulluar para për të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj, shkruan lajmi.net.

Ai e vazhdoi aksionin edhe mëngjesin e sotëm, ndërsa përmes një videoje ka njoftuar që Fidani dhe Enveri janë nisur për në Austri.

Këngëtari u shpreh i lumtur që atyre iu mundësua dërgimi për shërim jashtë vendit, ndërsa falënderon të gjithë ata që kontribuan dhe ndihmuan në këtë rast.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“FIDAN DHE ENVER RRUGA E MBARË PËR NË SPITAL ATJE NË AUSTRI!
UROJ TË KTHEHENI SHËNDOSH E MIRË.
Familje të nderuara , jemi tej mase të gëzuar si popullatë dhe diasporë që jeni tani më të qetë duke e shikuar realitetin që po nisen djemt e juaj.
Falenderojmë Kforin dhe shtetin Austriak si qytetarë të Kosovës!
Falenderojmë me respekt Minsitrin Armend Zemaj dhe ministrinë!
Falenderojmë me respekt, Kryetarin e Ferizajt Agim Aliun, të cilët nuk lejuan të mbesin këta të dy djem jashte listës së përbashkët siq ishte ne ditet e para.
Mjekët për punën e shkelqyer që kanë berë dhe po bejnë.
Ne vazhdojmē me veprime të tjera për familjet e të lënduarvë dhe për të lenduarit.
Popullatê dhe Diasporê, u jemi mirënjohës tëre jetën pêr kontributin tuaj edhe në këtë rast.
Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”.