Dy të lënduar në një aksident trafiku mes katër veturave në Klinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur këtë të premte në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.

Reklama

Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 11:35 policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën ‘Sadik Rama’ në Klinë. Në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërsa dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Ai tutje ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.