Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku gjatë ditës shtunë në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot më 24.09.2022 në orët e pasdites në fshatin Bresalc, Komuna Gjilan ka ndodh një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë sjellur në Spitalin e Gjilanit ku janë duke u trajtuar, por jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Hashani.

Tutje ka treguar se rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

“Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal”, tha Hashani.