Dy të lënduar në një aksident në Mitrovicë

Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku sonte rreth orës 19:00 në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se në aksident kishin qenë të përfshira dy vetura.

“Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë ai.