Dy të lënduar në aksident, në rrugën Prishtinë – Gjilan

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Gjilan, në afërsi të liqenit të Badovcit, sot rreth orës 12:30.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Prishtrinë – Gjilan. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
/Ballkani.info/

loading…