Policia e Kosovës sot e ka vazhduar një aksionin kundër fajdes në Gjilan. Nga ky aksion janë arrestuar dy person.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka vendosur që t’ua caktojë masën e ndalimit për 48 orë.

Këtë e ka konfirmuar për Ballkani.info, avokati i të arrestuarit, Edonis Shkodra, Rifat Kelmendi.

“Është mbrojt në heshtje”, ka thënë Kelmendi për Ballkani.info.

Kujtojmë, që Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër fajdeve në Pejë, Prishtinë dhe Gjilan. Nga ky aksion janë arrestuar pesë persona./Ballkani.info/

LEXO EDHE:

LEXO EDHE: