Dy skitarë vdesin nga orteku i dytë në Austri pas 5 viktimave tjera brenda disa orëve

Dy skitarë vdiqën nga një ortek në perëndim të Austrisë, tha të shtunën policia e këtij shteti, disa orë pasi një ortek tjetër në provincën e njëjtë la pesë persona të vdekur pas reshjeve të dendura të borës, të cilat u pasuan me mot të ngrohtë.

Shërbimet emergjente i gjetën trupat e dy skitarëve austriakë, një grua 61 vjeçe dhe një burrë 60 vjeç, në orën 00:40 të shtënën, pasi familjarët e tyre e përhapën alarmin, kur nuk mundën t’i kontaktonin, tha policia austriake.

Dy të moshuarit ishin vendosur në rajonin e Tirolit të premten pasdite dhe burri i tha një personi me të cilin kishte kontaktuar me telefon në orën 15:30 se ata kanë arritur në majën “Breitegg”, me lartësi mbidetare prej 1.868 metrash, Ky ishte kontakti i tyre i fundit, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

“Pasi ata nuk mund të kontaktoheshin më, familjarët bënë një thirrje urgjente rreth orës 21:40”, thuhet në deklaratën e policisë.

Në incidentin tjetër, që ndodhi në Austri të premten, një udhërrëfyes austriak i skijimit dhe katër skitarë suedezë, të gjitha burra në të dyzetat, vdiqën, kur një ortek afër qytezës Spiss, afër kufirit me Zvicrën, i mbuloi ata plotësisht me borë.