Dy shtetase të huaja dyshohet se janë zhdukur në Alpet Shqiptare

Drejtori në Parqet Kombëtare të Malit të Zi, Admir Laliq, përmes një postimi në Facebook ka thënë se dy femra, një gjermane dhe tjetra polake janë zhdukur në rajonin e maleve që njihen si Alpet Shqiptare.

“E gjitha që dimë është se ato janë futur në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin Vermosh me makinën e tyre në 13 gusht. Më 14 gusht ato kanë qenë në kontakt me familjet e tyre dhe që prej asaj kohe janë zhdukur. Makinën e tyre e gjetëm në një parking në komunën e Plavës”, ka shkruar Laliq në Facebook.

Në këtë drejtim ai ka bërë thirrje që të shpërndahet një informatë e tillë, duke shpresuar se gjenden diku në malet e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Për këtë, ai ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë ndonjë informacion rreth tyre, të kontaktojnë autoritetet policore.

loading…