Aksidenti rrugor
Dy shtetas të Maqedonisë mes viktimave në ndeshjen zinxhirore në Serbi
Dy shtetas të Maqedonisë janë në mesin e viktimave në ndeshjen zinxhirore që ka ndodhur sot në autostradën Beograd-Nish, në drejtimin mes qyteteve Qupria dhe Jagodina.
Krahas shtetasve të Maqedonisë, sipas shkrimit të Blicit serb, jetën e kanë humbur edhe pesë shtetas serbë.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë për MIA-n deklaruan se nga Ambasada e Maqedonisë në Beograd tani për tani nuk kanë asnjë konfirmim zyrtar nga MPB-ja serbe për shtetas të vdekur të Maqedonisë.
Në aksidentin rrugor, sipas informacioneve me të cilat disponon Ministria serbe e Punëve të Brendshme, janë lënduar 27 persona të cilët janë transferuar në spitalin në Jagodinë dhe Qupria.
Në aksident janë përfshirë 34 automjete, ndërsa shkak për aksidentin është mjegulla e dendur.