Dy shqiptare të famshme u këndojnë bukurosheve të ‘Victoria’s Secret’

Njëra nga revytë më të famshme në botë, ajo e shtëpisë së modës “Victoria’s Secret”, është ngjarja e modës më e ndjekura në botë.

Një numër i madh i bukurosheve këmbëgjata do të defilojnë në këtë skenë me krahët e engjëjve dhe të veshura në rroba të brendshme seksi, ndërsa këngëtarë dhe këngëtare të famshme do t’i argëtojnë të pranishmit dhe shikuesit televiziv.

Deri më tani në këtë revy kanë kënduar emra të mëdhenj si Lady Gaga, Justin Timberlake, ‘Maroon 5’, Harry Styles, etj.

Por tani ky nder ju takon dy këngëtareve të famshme shqiptare. Bëhet fjalë për Bebe Rexhën dhe Rita Orën.