Dy raste të zhdukjes në Viti

Dy persona janë zhdukur në Viti.

Në rastin e parë, ankuesi mashkull ka raportuar dje në polici se viktima mashkull ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ndërkohë një tjetër nga po e njëjta komunë, ka të bëjë me zhdukjen e një vajze të mitur. Rastin e ka raportuar babai i saj i cili ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, transmeton Klankosova.tv.

Në të dyja rastet, policia ka nisur hetimet.