Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh mbi gjendjen epidemiologjike në vend.

MSh njofton se janë regjistruar 2 raste të reja, 3 pacientë janë shëruar, ndërsa 17 të tjerë janë vaksinuar.

Aktualisht në Kosovë janë 13 rastë aktive.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "NPURNAEROJONES SHINDE COVID-19 19 Doza 1 Prva doza/ First dose 904.430 田 20.10.2022 20. 10. 2022 Doza 2 Druga doza/ Second dose 824.790 790 Doza 3 Treća doza/ Third dose 105.263 Testime 4orët Testirani poslednjo Tested 24 fundit časa 0000 Doza Cetrvrta doza/ Fourth dose 1.802 80 Raste pozitive siucajevi/ Positive 2 % pozitivitetit pozitivnih testovo/ positivity 2.50% % Te sheruar Izleceni Recovered 3 Numri totali dozave tê dministr aminstruare nиTpeT administered dases 1.836.413 COVID-19 Vdekje Umrfi/ Umrfi/Deoth Deaths Raste aktive Aktivni nislučajevi/ /Active cases 13 Tevaksinuar brenda 24oreve Vakcinisoni ဘဝန်တောင်သညဲ posiednia 4časa Vaccinate vithin within Vaccinatedwithin2 hours 17"

Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

Janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në vend, duke bërë që numri të shkojë në 108.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një komunikate drejtuar mediave.

Sipas IKShPK-së, pacientët e infektuar janë nga komuna e Gjakovës dhe Prizrenit, njëri i infektuar si rast kontakti dhe tjetri i nfektuar jashtë shtetit.

Komunikata e plotë:

DY RASTE TË REJA ME COVID-19!

Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, gjithsej njëqind e tetë (108) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv.

Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familiarëve të rezultuar pozitiv dhe

Pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.
Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.
Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.265 kontakte të rasteve.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
TA PARANDALOJMË KËTË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
PËR TË GJITHË QYTETARËT TANI ËSHTË I OBLIGUAR VETËIZOLIMI NË SHTËPI!
KOSOVA ËSHTË NË KARANTINË GJEOGRAFIKE!