Policia ka raportuar për dy raste të ndara të dhunës në familje në Prishtinë.
Në të dy rastet, fëmijët kanë kanosur ose sulmuar fizikisht prindërit e tyre.Në rastin e parë, viktima mashkull ka raportuar se në shtëpinë e tij ishte sulmuar fizikisht dhe kanosë nga djali i tij.
Sipas viktimës, djali i tij, është përdorues i substancave narkotike dhe paraqet rrezik për familjen dhe rrethin ku jeton.
Nga policia është kërkuar i dyshuari, por ende ndodhet në arrati.Ndërsa, në rastin e dytë, është arrestuar i dyshuari mashkull i cili pas një mosmarrëveshje në familje e kishte kanosur nënën e tij.
Tek i dyshuari gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.







