Dy raste të dhunës në familje për një ditë në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në raportin policor janë raportuar dy raste të dhunës në familje, njëri në Gjakovë dhe tjetri në Malishevë, e që me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Një burrë në komunën e Gjakovës pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor, është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

“Gjakove 06.03.2021-12:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Në komunën e Malishevës, një burrë në vazhdimësi ka ushtruar dhune psiqike ndaj bashkëshortes së tij, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 06.03.2021. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhune psiqike ndaj viktimës femër kosovare –bashkëshortes se tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.