Dy raste të dhunës në familje brenda një dite

Dhuna në familje sa vjen dhe shtohet.

Dy raste të tilla kanë ndodhur brenda një dite në Klinë dhe Istog.

Një person është arrestuar në Klinë pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar , i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Ndërkaq në Istog, Policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që pas një mosmarrëveshje në familje kishte sulmuar vëllanë të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore në Istog. Me aktvendim të prokurorit kujdestar , i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.