Policia njofton përmes raportit se në Prishtinë pas mesnatës dje, një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshje që kanë pasur.

Rasti tjetër ka ndodhur në Istog ku gruaja – shtetase e huaj ka pësuar lëndime pas dhunë së ushtuar nga bashkëshorti i saj shqiptar.

Në këtë rast njoftohet se viktima ka marrë trajtimin e duhur mjekësorë, kurse më pastaj bashkë me fëmijët e saj ajo është dërguar në një vend të sigurt.

Kurse për të dy incidentet të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.