Dy raste në Policinë e Kosovës me koronavirus, shumë të tjerë të izoluar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se kemi dy raste me koronavirus në Policinë e Kosovës, ndërsa shumë të tjerë janë të izoluar.


Qelaj në një prononcim për T7 , ka bërë të ditur se ka të infektuar edhe në Policinë e Kosovës me koronavirus.

Ai ka thënë se janë dy raste në Policinë e Kosovës që janë të prekur me virus, dhe kemi në numër të madh që janë në izolim.

’Kemi dy raste në Policinë e Kosovës që janë të prekur me virus, dhe kemi në numër të madh që janë në izolim. Meqenëse shumë prej personelit kanë ardhru nga ajshtë, ata janë futur në karantinë dhe presim që kur të mbarojë periudha e karantinitimit të rifillojnë punën’’, ka thënë Qelaj

Qalaj tregon edhe gjendjen në veri të Mitrovicës,  duke thënë se askush nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjet e Kosovës në asnjë pjesë të Kosovës.

‘’Në asnjë pjesë të vendit askush nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Policia po kryen detyrat e veta në që dalin nga mandati i policisë. Në asnjë moment nuk do lejojmë që dikush të kryejë aktivitete ilegale në asnjë pjesë të vendit. Jemi në bashkëpunim të ngushtë edhe me AKI’në’’, është shprehur Qelaj.