Dy raste kanosje në rajonin e Mitrovicës, tre të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për dy raste të ndara të kanosjes në rajonin e Mitrovicës.

Më datën 23 dhjetor 2019, në rajonin e Mitrovicës janë raportuar dy raste të ndara “kanosje’’.

Në Skenderaj, rreth orës 22:37 është raportuar rasti me elemente kanosje, ku viktima ka pranuar mesazhe kërcënuese kundër jetës dhe trupit nga i ish bashkëshorti i saj.

Policia ka arrestuar të dyshuarin Sh.M, 41 vjeçar dhe e ka shoqëruar në stacionin policor.

Rasti i dytë, rreth orës 22:40, nga emergjenca në rrugën ‘’Dëshmoret e kombit’’, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar një rast kanosje- sulm.

Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe dy të dyshuarit M.G., 60 vjeçar, P.G., 29 vjeçar i kanë shoqëruar në stacionin policor, ku si provë materiale është konfiskuar një armë e ftoftë (thikë) e cila dyshohet që është përdorur për kanosje ndaj viktimës-mjekut kujdestar, pasi që të dyshuarit në fjalë kanë shprehur pakënaqësi ndaj tretmanit që ju është bërë njërit nga ta.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rasteve, të dyshuarit Sh.M., 41 vjeçar, M.G., 60 vjeçar, P.G., 29 vjeçar janë liruar për procedurë të rregullt, dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet “Kanosje dhe sulm”.