Dy persona janë lënduar pas një rrahje që ka ndodhur në një lokal-kafene në qytetin e Istogut të dielën.

Zëdhënësi i Policis së Kosovës, Fadil Gashi, ka pohuar se rreth orës 18:25, policia është njoftuar për një rrahje.

“Në orën 19:00 është kuptuar se ka dy persona të lënduar që po trajtohen në emergjencën e Istogut”.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Pejë”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, në vendin e ngjarjes janë ekipet kompetente të Policisë së Kosovës për të kuptuar shkaqet dhe për identifikimin e personave që duhet arrestuar.

Klan Kosova ka mësuar se personat e përfshirë në këtë rast të rrahjes janë me inicialet V.Q. dhe Sh.N.