Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur policia në raportin e saj të përditshëm.
Në raport shtohet se rastet janë raportuar të kenë ndodhur në Ferizaj dhe në Kaçanik.
Viktimat janë një vajzë e mitur si dhe një djalë.
Raporti i Policisë:
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Skënderbeu , Kaçanik 27.01.2025 – 15:00. Ankuesi mashkull i Maqedonisë Veriut me banim ne Ferizaj, ka raportuar se vajza e tij e mitur, që nga data 27.01.2025 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Rasti në hetime.
Fsh. Pleshin, Ferizaj 22.01.2025, 17:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime.







