Podujevë

Dy persona sulmojnë një tjetër në Podujevë, e bëjnë për spital

Dy persona kanë sulmuar një tjetër në fshatin Gërdoc të Podujevës.

Policia ka njoftuar se viktima ka lëndime në kokë dhe është duke u trajtuar në QKUK.

Ai nuk ka mundur të japë deklaratë për shkak të gjendjes së tij.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Gërdoc, Podujevë  03.02.2024-15:30. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar  në QKUK  Prishtinë për tretman mjekësor i cili ka lëndime në kokë dhe për shkak të gjendjes së tij nuk ka dhënë deklaratë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”

VIDEO BONUS: Aksioni kundër strukturave serbe, Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale në Pejë, Klinë dhe Istog