Dhuna në familje

Dy persona rrahin gratë e tyre, njëri arrestohet, tjetri në arrati

Dy persona, njëri nga Gjakova, e tjetri nga Malisheva dyshohen se  kanë rrahur gratë e tyre.

I dyshuari që është nga Gjakova gjendet në arrati, ndërsa ai i Malishevës është arrestuar, njofton policia.

I arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyja rastet janë cilësuar “Dhunë në familje”.