Policia

Dy persona përleshen mes vete në Han të Elezit, 20-vjeçari dërgohet në paraburgim

Dy persona janë arrestuar sot në Han të Elezit.

Ata janë arrestuar pasi për shkak të një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete.

“Me datën 12.02.2022, rreth orës 14:00 policia ka pranuar një informacion se, në fshatin Paldenicë të Han të Elezit është një rast i sulmit dhe lëndimit trupor. Menjëherë njësitet reaguese ju ka përgjigjur kësaj informate, ku në vendin e ngjarjes kanë hasur dy personat të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se njëri prej të arrestuarve me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Në lidhje me këtë, policia ka shoqëruar dy personat në stacionin policor të Hanit të Elezit dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, personi me inicialet M.D (M/K) i moshës 20-vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.