Dy persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Kështu ka njoftuar për zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 20:10 dy vetura me targa vendore janë aksidentuar në fshatin Doganaj të Kaçanikut dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore , të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e aksidentit”, tha ai.

Foto ilustrim