Dy persona ia grabisin taksistit 90 euro nën kërcënimin e armës

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje gjatë ditës një taksist ka raportuar se i janë grabitur rreth 90 euro, nga dy persona.

Përmes raportit të saj të përditshëm, PK-ja, shton se dy të dyshuarit i kanë kërkuar viktimës që t’i dërgojë në fshatin Grashticë, ku edhe e kanë kërcënuar me revole viktimën e me pas edhe e kanë grabitur.

Tutje, shtohet se rasti është nën hetime.

GRABITJE. Fsh. Grashticë 10.05.2022 – 00:10. Ankuesi mashkull  kosovar punëtor-vozitës Taxi ka raportuar se nga qendra e Prishtinës kishte dy pasagjer të cilët kishin kërkuar që të i dërgoj në fshatin Grashticë dhe pasi që kishin arritur në atë lokacion, njëri prej tyre i kishte ekspozuar armën e zjarrit-revole dhe nën kërcënimin e armës ia kishin grabitur rreth nëntëdhjetë (90) € para te gatshme si dhe dy telefona te firmës. Rasti nën hetime”, thuhet në komunikatë.