Dy persona kanë vdekur mbrëmë, njëri në Graçanicë dhe tjetri në Prizren. Të dy vdekjet po cilësohen si të dyshimta.

Ngjarjet raportohen të kenë ndodhur rreth orës 15:00, shkruan ballkani.info

Një person në Graçanicë ka raportuar se vëllai i tij ka ndërruar jetë, ndërsa në rrethana të panjohura u raportua se viktima në Prizren u gjet pa shenja jete.

“Graqanicë, ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. Ndërsa në Prizren se në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.