Dy persona, njëri prej tyre i mitur, janë arrestuar në Podujevë nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një burrë.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur për 24 orë.

“Podujevë 10.08.2026 – 18:20. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë njëri prej tyre i mitur kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të Prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje njëri për 48 orë ndërsa i dyshuari i mitur dërgohet për 24 orë. Rasti nën hetime”.