“Dy palët do t’i kenë nga tetë orë kohë”, Bislimi tregon darkordimin për heqjen e Policisë dhe barrikadave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka treguar se me palën serbe janë dakorduar për një draft marrëveshje, megjithatë mbetet të shihet nëse do të ketë pajtim final edhe nga Serbia meqë Beogradi nuk ka pranuar një prej paragrafëve të draft marrëveshjes.

Bislimi ka treguar se pika e tretë në këtë draft marrëveshje është për heqjen e barrikadave. Ai ka thënë se nëse Serbia e nënshkruan përfundimisht marrëveshjen, atëherë KFOR-i të shtunën do të vendoset në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, ndërkohë Policia e Kosovës pas disa orëve do të përcjellë shtesnionimin e situatës me fillimin e largimit të barrikadave.

Ai ka treguar se të dy palët do të kenë tetë orë në dispozicion për t’u larguar nga aty.

“ Pika e tretë ka të bëjë me heqjen e barrikadave. Sipas kësaj marrëveshje, nëse Serbia e nënshkruan finalisht, të shtunën KFOR-i do të vendos trupat në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Pastaj pas disa orëve, Policia e Kosovës do të përcjell shtensionimin e situatës me fillimin e largimit të barrikadave. Për këtë do të kenë tetë orë, të dy palët”, ka thënë Besnik Bislimi.