Dy pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitali e Pejës janë duke u trajtuar 16 pacientë me koronavirus, ku prej tyre 10 janë me oksigjeno-terapi, dhe 2 janë në gjendje të rëndë.

Në njoftimin e Spitalit të Pejës thuhet se janë të infektuar, 1 mjek, 4 infermierë dhe 1 sherbyes teknik.

Ky është njoftimi i Spitalit të Pejës:

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 544 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
46 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
382 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,265 analiza. 10 Operacione janë kryer gjatë vikendit, ndërsa kanë lindur 13 foshnje, 8 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
Aktualisht po trajtohen 16 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 10 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 Mjek, 4 Infermierë dhe 1 punëtor i Shërbimeve Teknike.