Në Klinikën Infektive, QKUK, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 51 raste, prej tyre të infektuar me Covid 19 janë gjithsej 36 raste.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive është si vijon.
“Nga 36 pacientë të infektuar me Covid 19,
• 28 raste janë në gjendje stabile,
• 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në klinikë vazhdojnë trajtimin 4 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19, ndërsa në pritje të rezultateve janë 2 raste të tjera të spitalizuara rishtazi.
Po ashtu, sot do të lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, që nga data 8 prill nuk ka më raste të reja të infeksionit brenda spitalor.







