Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi është i vetmi lider opozitar që ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për takim.
Takimi ka nisur para rreth dy orëve dhe është duke vazhduar ende në një hotel në Prishtinë.
Ballkani.info sjellë pamje nga takimi mes Kurtit dhe Krasniqit.
Kujtojmë se Kurti këtë ftesë ua dërgoi partive opozitare me motivin e bashkëbisedimit në lidhje me agjendën legjislative, në anën tjetër nga PDK, kanë thënë se në takim do të diskutohet për datën e zgjedhjeve të reja.







