Dy oficerë të Policisë ruse janë dënuar për ryshfet sepse në një burg ishin korruptuar me gjëra ushqimore e në mesin e tyre edhe me letra higjienike, raporton gazeta ruse Novaya. Të burgosurit që vuanin dënimin thanë se po rriheshin nga policër me shkopnjë gome dhe po detyroheshin të qëndronin në dysheme të ftohtë nga policia, që kishin një aksion në këtë burg pas një alarmi për kryengritje.

Më pas të burgosurit iu kishin ofruar ushqim dhe letra higjienike policëve dhe këta të fundit kishin bërë lëshime për të burgosurit. Në një raport të hartuar nga Komisioni i Monitorimit Publik, thuhet se të burgosurit po keqtrajtoheshin nga Policia duke u goditur me shkopinjë gome, me elektroshok, detyroheshin të qëndronin në dysheme të betonit dhe po i detyronin të flinin me dritare të hapur të temeperatura minus.

Këto janë të gjeturat e raportit të këtij komisioni që kishte kryer një monitorim të burgut numër 27 në Primorye të Moskës.

“Të dënuarit janë rrahur dhe fyer për disa orë. Kanë ndodhur rrahje të shumta në trup, fytyra të gjakosura, këputje të dhëmbëve, tallje – e gjithë kjo, ka ndodhur para administratës së burgut 27”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet se forcat speciale ua vodhën rrobat e ngrohta të burgosurve. Pas këtij raporti pasoi dënimi me kusht për dy policë dhe suspendimi i tyre nga policia për 3 vjet. Në Rusi torturat nëpër burgje janë të shpeshta, që janë edhe me pasoja fatale. Të burgosurit torturohen dhe vriten na oficerë që shpesh janë të dehur. Kushtet nëpër burgjet ruse përshkruhen si mizore nga grupet e të drejtave të njeriut. /Ballkani.info/