Dy oficerë policie dhe një civil vriten në Australi

Dy oficerë policie dhe një civil janë qëlluar për vdekje në një pronë të largët në Queensland, Australi.

Policët po i përgjigjeshin raporteve të një personi të zhdukur në Wieambilla, 270 kilometra në perëndim të Brisbane.

Autorët janë ende në kërkim, tha policia në një konferencë për shtyp. Banorëve u thuhet të qëndrojnë brenda “deri në njoftimin e mëtejshëm”, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Mark Ryan, ministri i policisë së Queensland, foli gjithashtu në konferencën për shtyp, duke e përshkruar incidentin si “një ngjarje traumatike, konfrontuese dhe shkatërruese për komunitetin”.