Dy nënkryetarët e Prishtinës, Alban Zogaj e Donjeta Sahatçiu, sot i janë vardisur pushtetit qendror.

Zogaj ka luajtur sot tenis me kryeministrin Albin Kurti.

E nënkryetarja tjetër e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, i ka thurur lavde në Twitter presidentes Vjosa Osmani.

Asaj duket se i ka pëlqyer shumë fjalimi i Osmanit në hapje të samitit “Gratë në Teknologji”, që po mbahet në Paris të Francës.

“Ne kemi nevojë për më shumë se fjalë e fjalime. Kemi nevojë për kurajo. Kemi nevojë për veprim”, e ka cituar Sahatçiu një pjesë të fjalimit të Osmanit.