Një muaj më parë Ballkani.info ka raportuar për arrestimin e mjekut familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë i dyshuar për ‘Ngacmim seksual’ ndaj një të miture.
Është fjala për mjekun Ramadan Sopaj, ndaj të cilit ka pasur edhe akuza të tjera në lidhje me ngacmime sekuale.
Pra, rasti me të mituren 15 vjeçare nuk është rasti parë për të cilin akuzohet Sopaj.
Në momentin e arrestimit Policia e Kosovës, për Ballkani.info kishte bërë të ditur se të pandehurit Ramadan Sopaj, iu ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërsa, burime të Ballkani.info bënin të ditur se mjekut Ramadan Sopajt, masa e ndalimit policor i ishte shndërruar në një muaj paraburgim.
Këtë edhe e kishte konfirmuar për Ballkani.info zyra për informim e Gjykatës Themelore në Gjakovë.
“Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, me datë 30.11.2018 në bazë të kërkesës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurit R.S., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për shkak të dyshimit se i përmenduri ka kryer vepër penale të keqpërdorimit seksual nën moshën 16 vjeç nga neni 235 paragraf 1., nën paragraf 1.3 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhej nga Gjykata Themelore e Gjakovës.
Dhe, gjatë ditës së sotme Ballkani.info ka kontaktuar sërish me zyrën për informim të Gjykatës Themelore në Gjakovë, për të kuptuar nëse të pandehurit iu ishte vazhduar masa e paraburgimit dhe për ecurin e procesit.
Dhe, në përgjigjen e tyre thuhet se mjekut në fjalë iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë, e krejt ka ardhë me kërkesën e mbrojtjes së të pandehurit Ramadan Sopaj.
“Ju njoftoj se Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, me datë 30.12.2018 në bazë të kërkesës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin R.S., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për shkak të dyshimit se i përmenduri ka kryer vepër penale të keqpërdorimit seksual nën moshën 16 vjeç nga neni 235 paragraf 1., nën paragraf 1.3 të Kodit Penal të Kosovës. Pas ankesës nga mbrojtësi i të pandehurit ndaj këtij vendimi në shkallës së dytë (Gjykata e Apelit) e ka shndërruar masën e paraburgimit duke e shndërruar në masë të arrestit shtëpiak për të pandehurin R.S. Po ashtu ju njoftoj se; gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës për vazhdimin e arrestit shtëpiak për dy muaj ndaj të pandehurit në fjalë. Lënda është me ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, përfundon përgjigja e zyrës për informim të Gjykatës Themelore në Gjakovë. /Ballkani.info/







