Dy ministra të AAK-së sot pranojnë detyrën zyrtare

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot do të pranojnë detyrën zyrtare në dikasteret përkatëse.

Sipas njoftimit ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, do të pranojë detyrën e re në ora 09:00, ndërsa Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, do të pranojë në ora 13:00.

Kujtojmë se dje kanë pranuar detyrën zyrtare disa nga ministrat e rinj të Qeverisë Hoti.

Asnjë nga ish ministrat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka bërë dorëzim-pranimin e detyrës, përveç ish-ministres së MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari.